Bullgari regjistron mbi 4 mijë raste ditore me koronavirus

Rastet ditore me Covid-19 në Bullgari për herë të parë ka tejkaluar shifrën 4 mijë.

Sipas shifrave të publikuara në ueb faqen e Ministrisë së Shëndetësisë, nga 11.066 teste të bëra dje në vend 36,5 për qind kanë rezultuar “pozitivë”. Me konfirmimin e 4.041 personave pozitivë ndaj COVID-19 nga fillimi i pandemisë numri i të infektuarve arriti në 60.537.

Në vend ende gjenden 37.581 raste aktive, ndërsa 2.922 po trajtohen në spitale prej të cilëve 210 janë në kujdesin intensiv.

Në 24 orët e fundit në vend humbën jetën 63 persona nga virusi.

Ministri i Shëndetësisë, Kostadin Angelov, në deklaratën për mediat tha se qeveria është duke kërkuar zgjidhje urgjente për problemet që ndodhin në sistemin shëndetësor. “Sistemi ynë i shëndetësisë është nën kontrollë”, tha ai.

Sipas sondazheve të opinionit publik, 72 për qind e popullit nuk i beson sistemit shëndetësor të vendit.

Qeveria javën e kaluar kishte vendosur për mbajtjen me detyrim të maskës në të gjitha hapësirat, qoftë të mbyllur ose të hapura publike.

Gjithashtu ishte vendosur që ndeshjet sportive të mbahen pa shikues, koncertet, teatrot dhe kinematë të punojnë me kapacitet prej 30 për qind.

LEXO EDHE:

Back to top button