MPB: 226 vozitës të sanksionuar vetëm në Karposh

Ministria për Punë të Brendshme gjatë ditës së djeshme (03.11.2020) ka vazhduar me kontrollet e shtuara në trafik. Me këtë rast vetëm në territorin e Komunës së Karposhit janë shqiptuar gjithsejtë 226 gjoba, mes të cilave 14 për ngasje të makinës pa patentë shoferi, 15 për makina të paregjistruara dhe 24 shkelje për mosmbajtje të maskës mbrojtëse.

Kontrollet e shtuara do të vazhdojnë edhe në ditët në vazhdim. Nga MPB-ja apelojnë deri tek të gjithë qytetarët që të respektojnë rregullat në trafik dhe me këtë të kontribuojnë për siguri më të madhe në komunikacion.

LEXO EDHE:

Back to top button