Bullgaria po përgatitet për zgjedhje, të gjashtat që nga prilli i vitit 2021

Bullgaria po përgatitet për zgjedhje, të gjashtat që nga prilli i vitit 2021

Bullgaria po përgatitet edhe për një palë zgjedhje të përgjithshme – të gjashtat që nga prilli i vitit 2021 – pasi partia “Ka një popull të tillë” refuzoi të formojë Qeverinë. Kjo është partia e tretë që refuzon mandatin qeveritar. Paraprakisht, partia e qendrës së djathtë GERB, dhe ish-partneri i koalicioni, partia properëndimore “Vazhdo Ndryshimin” thanë se nuk mund të formojnë një kabinet qeveritar. Vendimi i “Ka një popull të tillë” i hap rrugën presidentit Rumen Radev, që të caktojë një Qeveri në detyrë dhe të caktojë datën e zgjedhjeve që duhet të mbahen brenda dy muajsh. Bullgaria do të votojë për zgjedhjet e Parlamentit Evropian më 9 qershor, dhe dy palë zgjedhjet mund të mbahen brenda një dite. Megjithatë, data e zgjedhjeve varet nga aftësia e Radevit që të caktojë sa më shpejt një Qeveri në detyrë. /Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button