Buta reagon për herë të parë për rastin tragjik në Ferizaj

Buta reagon për herë të parë për rastin tragjik në Ferizaj

Reperi Buta është shndërruar në një prej emrave më të përfolur gjatë këtyre ditëve.

Kjo pasi vëllai i tij, Qëndrim Januzaj, u raportua se u përfshi në një vrasje e cila sipas dosjes zyrtare të prokurorisë, ndodhi në shenjë hakmarrje për vëllanë e tij [Butën], pasi këtij i ishte djegur vetura nga viktima me inicialet G.H.

Buta, emri i vërtetë i të cilit është Betim Januzaj, ka reaguar për herë të parë mbi rastin në fjalë, përmes një shkrimi të publikuar në InstaStory.

Ai e ka nisur shkrimin në mënyrë skandaloze duke “falënderuar për mbështetje ndaj vëllait të tij”, ndërsa ka hedhur fajin mbi mediat që gjatë këtyre ditëve kanë raportuar dhe hedhur dritë mbi rastin famëkeq.

“I falënderoj krejt për mesazhet mbështetëse për Qëndrimin se nuk po mundem t’jua kthej të gjithëve. E mediave, portaleve edhe ‘gazetarëve’ duhet me ju ardhë marre për krejt këto rrena, shpifje e njollosje që mezi presin me i shpifë për dy klikime më shumë. Shyqyr njerëzit janë të mençur e shohin përtej rrenave të juaja, e nuk ndikohen aq sa doni ju”, ka shkruar Buta në InstaStory.

Përndryshe, 30-vjeçari i cili mbeti i vrarë nga ngjarja në fjalë, është varrosur dje (e diel) në Ferizaj.

LEXO EDHE:

Back to top button