Butrinti thotë se ka një surprizë për fansat e tij, çfarë të presim?

Më datën 22 të muajit dhjetor, këngëtari shumë i dashur për publikun shqiptar, Butrint Imeri, publikoi këngën e tij më të re të titulluar “Phantom”. Për këtë projekt, Butrinti ka bashkuar forcat me modelen dhe aktoren superseksi nga Peja, Arta Nitaj.

Përveç Artës, këngëtari rrethohet në klip edhe nga shumë vajza seksi dhe “Phantom” ka bërë namin pas publikimit. Deri tani, kënga ka arritur 10 milion klikime në Youtube, të cilat janë gjithmonë në rritje. Për këtë sukses të tijin, Butrinti ka falenderuar ndjekësit nëpërmjet disa fotove të tija në Instagram.

Krahas postimit, ai tregon se ka gjithashtu një surprizë tjetër, që do të na nxehë të gjithëve në këto temperatura të ftohta.

“Jom shume falenderues per krejt juve qe ja arritem 10 MILION ⚡ Shume shpejt ni befasi qe ka me na nxehe n’kete kohe 🥶🤫”- shkruan Butrinti.

Me siguri një tjetër hit po vjen, megjithatë ende nuk jemi në dijeni se për çfarë bëhet fjalë saktësisht. Këngëtari ka preferuar të tregohet i rezervuar dhe duket se do ta mësojmë herë tjetër surprizën e tij “të flakë”.

LEXO EDHE:

Back to top button