Bytyqi: Masat antikrizë për të parandaluar shtrenjtimin

Bytyqi: Masat antikrizë për të parandaluar shtrenjtimin

Ndërkohë, zëvendëskryeministri, Fatmir Bytyqi thotë se masat për ngrirjeve të çmimeve të produkteve ushqimore mund të vazhdojnë edhe në muajin janar. Bytyqi tha se janë duke pritur raportet e statistikave për muajin nëntor dhe të vendosin se cilat masa mund të vazhdojnë. Me qëllim të parandalimit të rritjes së çmimeve gjatë festave të fund vitit dhe në fillim vitit tjetër, qeveria pritet të mbaj të ngrira çmimet të ushqimoreve dhe pijeve joalkoolike në tregun me shumicë e pakicë. Zëvendëskryeministrit Bytyqi tha se masat e ndërmarra deri më tani kanë dhënë efektin e duhur, duke iu referuar uljes së inflacionit, që mesatarja e këtij viti të jetë afër 9,5%.

“Këto ditë duhet të dalin të dhënat për muajin nëntor dhe në bazë të projeksioneve që kemi, ndoshta edhe do të marrim vendim që të vazhdohen masat e ndryshme ose të themi se tani është koha kur tregu mund ta përballojë një gjë të tillë pa pritje që të rriten çmimet për konsumatorin final”, tha Fatmir Bytyqi, Zëvendëskryeministër për çështje ekonomike. /Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button