Camila Cabello thotë se nga emocionet urinoi në veshjen e saj gjatë finales në Ligën e Kampionëve

Camila Cabello thotë se nga emocionet urinoi në veshjen e saj gjatë finales në Ligën e Kampionëve

Këngëtarja amerikano-latine, Camila Cabello, bëri një hapje spektakolare të finales së Ligës së Kampionëve, të shtunën.

Ajo performoi një potpuri të hiteve të saj më të mëdha si: “Senorita”, “Havana”, “Bam Bam” dhe “Don’to go yet”.

Megjithëse ceremonia hapëse u shty për 30 minuta shkaku i vonesës së tifozëve të Liverpoolit për të hyrë brenda në stadiumin “State de Frabnce” ku po mbahej finalja, prapëseprapë tifozët e futbollit ishin entuziastë për të mirëpritur në skenë artisten amerikane.

Shoqëruar nga balerinë të shumtë profesionistë, për plot pesë minuta Cabello dhuroi një shfaqje spektakolare.

E mesa duket për këngëtaren e hitit “Havana” emocionet ishin aq të mëdha, sa ajo edhe urinoi në veshjen e saj pak para daljes në fushë.

Këtë gjë e bëri të ditur vet ajo përmes një videoje nga ceremonia hapëse e UEFA-s, të publikuar në llogarinë e saj zyrtare në Instagram.

“Ceremonia hapëse e finales së UEFA-s. Kjo ishte vërtetë emocionuese, unë urinova pak në veshjen time”, shkroi Camila në Instagram.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by camila (@camila_cabello)

LEXO EDHE:

Back to top button