Carlos Santana-s i ra të fikët në një performancë në Shtetet e Bashkuara

Muzikantit të famshëm latinoamerikan Carlos Santana i ka rënë të fikët gjatë një shfaqjeje në Clarkston të SHBA.

Pamjet janë shfaqur gjithashtu në internet që tregojnë stafin mjekësor duke ndihmuar Santana. Teksa po e çonin në spital, muzikanti i përshëndeti publikun me dorë, gjë që sigurisht shkaktoi shpresë dhe lehtësim.

Mediat amerikane raportojnë se kitaristi legjendar 74-vjeçar është duke u shëruar.

Menaxheri i Santana-s, Michael Vrionis i tha CBS News se Santana u sëmur për shkak të “lodhjes nga nxehtësia dhe dehidrimit”. Ai po trajtohet në një spital aty pranë dhe është mirë.

Performanca e tij sonte në Pensilvani është anuluar. Meqë ra fjala, këto ditë Santana po e mban turin me titull “Mrekullia e Supernatyrshme”.

LEXO EDHE:

Back to top button