Carovska: Mbi 90 për qind e nxënësve me sukses ndjekin mësimin online

Mësimin online në nivel shtetërorë, me sukses e ndjekin 90,2 për qind e nxënësve, tha ministrja e Arsimit dhe Shkencës, Milla Carovska pas vizitës në Prilep.

“Për pjesën e mbetur, respektivisht nëntë për qind mësimin e ndjekin përmes televizionit, por edhe me shpërndarje të materialeve të shtypura për nxënësit. Falënderojmë Radio Televizioni Shtetëror që lejoi të transmetohet ora prej 15-minutave në televizion. Si Ministri e Arsimit dhe Shkencës, jemi të kënaqur me modelin e mësimdhënies që u zgjodh së bashku me Qeverinë, dhe që është i kombinuar, një pjesë me prani fizike, një pjesë me mësim në internet”, tha Carovska.

Në periudhën në vijim, vijon vlerësimi i nxënësve, ndërsa deri më 20 nëntor duhet të përfundojë tremujori i parë.

LEXO EDHE:

Back to top button