Gjykata vendos nëse do t’i merret pasaporta Lidija Dimovës

Drejtoresha e shkarkuar e Agjencisë Kombëtare për Programet Evropiane të Edukimit, Lidija Dimova sot po merret në pyetje në Gjykatën Penale tek gjykatësi i procedurës paraprake i cili duhet të vendos nëse do të pranoj kërkesën e Prokurorisë për ndjekje të krimit të organizuar dhe korrupsionit që Dimovës t’i merret pasaporta.

Për pesë muaj, Policia Financiare hetoi punën e Lidija Dimovës, drejtoreshës së Agjencisë Kombëtare për Programet Evropiane të Edukimit. Dimova mori kallëzim penal për shpërdorim të detyrës zyrtare dhe autorizimit, si dhe për mashtrim duke alokuar para nga një fond i BE-së. I dyshuar është pronari i kompanisë VEZ Trejd, bashkëpunëtor i jashtëm si dhe një arkëtar në agjenci. Vlerësimet e Policisë Financiare, janë se është shkaktuar dëm mbi 400 mijë euro.

LEXO EDHE:

Back to top button