Çështja e adresave dhe varreza masive, Kamberi kërkon llogari në Parlamentin serb

Deputeti shqiptar në Parlamentin e Serbisë Shaip Kamberi në seancën e sotme parlamentare ka kërkuar nga ministri i Punëve të Brendshme, informacione mbi numrin e shqiptarëve të Komunës së Medvegjës, adresat e të cilëve janë pasivizuar nga viti 2017, 2018, 2019 dhe 2020, respektivisht sa adresa të shqiptarëve janë pasivizuar në Medvegjë, Banjën e Sijarinës, Tupallë, Sfircë, Gërbac, Ramabanjë, Stara Banjë, Sijarinë, Gjilekreshtë, Lapashticë dhe Kapit.

Në lidhje me: Serbia “të ndalë fshirjen e adresave të shqiptarëve në Luginë të Preshevës”

Kamberi në seancën e sotme gjithashtu gjithashtu ka parashtruar çështjen e varrezës masive të zbuluar në hapësirat e gurëthyesit afër Rashkës, në të cilën dyshohet se ndodhen trupat e pajetë të shqiptarëve të vrarë në luftën e Kosovës.

Në lidhje me: Heshtje rreth varrezës së re masive në Serbi

“A është vërtetuar numri i saktë i trupave të gjetur në këtë varrezë, a janë kryer analizat e ADN-së dhe kur do të vazhdohet me zbulimin e varrezave tjera masive që ndodhen në Serbi”, theksoi Kamberi

LEXO EDHE:

Back to top button