Çifti i njohur drejt ndarjes?

Çifti i njohur drejt ndarjes?

Krizë e re për Wanda Narën dhe Mauro Icardin: çifti një hap larg divorcit. Sipërmarrësja Wanda Nara ka kërkuar ndarjen, sipas një audioje ku Wanda ka folur me një punonjëseje shtëpiake dhe ku konfirmon se shkoi në Argjentinë për t’u ndarë përgjithmonë nga Mauro.

“Carmen, erdha këtu në Argjentinë sepse jam gati të divorcohem nga Mauro. Po e organizoj ndarjen. Do të qëndroja edhe disa ditë dhe më pas do të kthehem për të marrë biletën dhe gjithçka që nevojitet. Po i rregulloj pak gjërat për divorcin sepse nuk duroj dot më,” dëgjohet të thotë Wanda në mesazhin zanor që u transmetua në emisionin televiziv, “The Angels of the Morning”(Engjëjt e mëngjesit).

Vitin e kaluar i ashtuquajturi “Wandagate” e vuri martesën e dyshes në rrezik serioz pas flirtit të supozuar të ish-sulmuesit të Interit me China Suarez. Përfundimisht Icardi arriti ta bënte Wandën të tërhiqej nga vendimi i saj dhe të vazhdonin së bashku, por tani thashethemet për divorcin janë rishfaqur.

Kriza e re mes Wandës dhe Mauros, të cilët janë të martuar që nga viti 2014 dhe kanë dy vajza ishte paraprirë nga shenja të tjera. Ditët e fundit Icardi ka ndryshuar foton e profilit të tij në Instagram duke zëvendësuar foton në të cilën shfaqej me gruan e tij gjatë pushimeve në Afrikë me një tjetër ku shfaqet si fëmijë. Gjithashtu, orët e fundit ai kishte shpërndarë një foto me Wandën me dy luanë dhe një zemër si mesazh, por pak më pas imazhi u hoq nga profili i tij.

LEXO EDHE:

Back to top button