Çifti kurorëzohet në prani të peshkaqenëve

" "

Një çift që janë zhytës kanë vendosur që martesën e tyre ta bëjnë nën ujë. Lisa Huggins dhe Christopher Jackson u martuan në një oqeanarium tropikal në Marston Green. Ndër krijesat e pranishme së bashku me llojet e ndryshme të peshqve, ishin edhe peshkaqenët ‘gumë’, një specie e ndrojtur që mund të rritet deri në shtatë metra e gjatë. Duke pasur parasysh natyrën e tyre, peshkaqenë ‘gumë’ zakonisht nuk përbëjnë një kërcënim për njerëzit. Çifti i cili ishte së bashku për pesë vjet, kishte mësuar të zhyten së bashkë, vendosën të martoheshin në këtë mjedis të pazakontë. “Ne do të martoheshim në Qipro, pastaj për shkak të pandemisë nuk mund të udhëtonim, e kjo na i ndryshoi planet”, tha Huggins.

LEXO EDHE:

Back to top button