Çmimet, kufizimi i marzhës vazhdon deri në fund të vitit

Çmimet, kufizimi i marzhës vazhdon deri në fund të vitit

Qeveria vendosi të vazhdohet afati i masës për kufizimin e marzhës për prodhimet ushqimore bazë deri në 31 dhjetor.

“Gjendja tregon qartë se çmimet nuk janë të stabilizuara. Për këtë qëllim është e nevojshme të vazhdohet masa edhe për tre muaj të tjerë, përkatësisht deri në fund të vitit. Në këtë mënyrë rritja eventuale e çmimeve në tregtinë me shumicë dhe pakicë do të shkaktohet nga rritja e çmimeve të importuara dhe të bursave, si dhe rritja e harxhimeve për prodhim”, njoftuan nga Ministria e Ekonomisë. Masa para së gjithash ka të bëjë me bukën, sheqerin dhe vajin për gatim.

LEXO EDHE:

Back to top button