Çmimi i bukës, gazetari i Alsat përgënjeshtron Kovaçevskin

Çmimi i bukës, gazetari i Alsat përgënjeshtron Kovaçevskin

“Vazhdimisht thoni se buka dhe të gjitha produktet elementare në shtetin tonë lirohen për 10%. Për disa javë unë e dëgjoj këtë”.

“Ne themi se duhet të lirohen për 10%”, përgjigjet shkurt Dimitar Kovaçevski, kryeministër.

“Mirë, thoni se lirohen për 10%. Kjo është bukë që e bleva dhjetë minuta para se të fillojë konferenca për mediat dhe është me çmimin e njëjtë si një muaj më parë, mund tua jap edhe kuponin fiskale që Ju të siguroheni, se 51-52 denarë ishte para tre javëve, 51 denarë e bleva dhjetë minuta para se të fillojë konferenca për mediat. Sipas meje, atë si e interpretoni Ju unë nuk e di, por unë mund të them se atë që Ju e thoni se janë liruar çmimet e produkteve kryesore kjo në terren me të vërtet nuk duket kështu. Këtu dikush gënjen, a gënjejnë bizneset ose dikush tjetër nuk e di, Ju duhet të përgjigjeni për këtë”, tha Mefail Ismaili, gazetar.

“Ju parashtruat pyetje të shkëlqyer dhe kjo është pyetje që unë e kam adresuar disa herë dhe pajtohem me Ju se në pjesën e furnizimit me produktet ushqimore kryesore si kjo bukë që ma dhatë, sepse unë e blej këtë bukë e di sa është çmimi. Atë që e bëri Qeveria dhe po ashtu të gjithë ishit dëshmitar për këtë, se ministri i Ekonomisë kishte takim me të gjitha Odat Ekonomike dhe me shoqëritë e tyre që janë në pjesën e furnizimit me produktet ushqimore bazë dhe këtu para së gjithash mendoj për bukën, qumështin, produktet e mishit, vajin e rafinuar për ushqim e kështu me radhë”, deklaroi Dimitar Kovaçevski, kryeministër. /Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button