Çmimi Nobel për Letërsi për autoren amerikane Louise Glück

Autorja 77-vjeçare nderohet për zërin e saj të veçantë poetik, thuhet në argumentimin jurisë. Në veprën e saj letrare ajo e përkthen ekzistencën individuale një përvojë universale. Glück u bë e njohur në botë me vëllimet e saj poetike “Averno” (2007), në të cilën ajo i përqaset bashkëveprimit mes mitologjisë dhe njeriut dhe “Shpatorja e egër” (Wild Iris) (2008) ku trajton marrëdhëniet mes ciklit të natyrës dhe ekzistencës njerëzore.

Shkrimtarja u lind në Nju York dhe u rrit në Long Island. Ajo nisi të shkruante poezi që kur ishte e vogël. Pas vëllimit të saj të parë “Firstborn” (1968) ajo ka botuar deri tani njëmbëdhjetë vëllime të tjera me poezi dhe disa libra me ese mbi poezinë. Pas botimit të “Triumfi i Akilit” (1985) ajo u bë e njohur për publikun në SHBA.

Mbajtëse e çmimit prestigjioz Pulitzer

Louise Glück aktualisht është profesore për letërsinë dhe gjuhën angleze në universitetin elitar amerikan Yale. Në vitin 1993 ajo mori çmimin prestigjioz Pulitzer për “Shpatorja e egër”dhe më 2014 u nderua me Çmimin Kombëtar të Librit për “Natën e Besueshme dhe Virtuale”.

Ajo ka qenë për disa kohë edhe kryetare e komitetit letrar të Akademisë Amerikane të Arteve dhe Letrave, si dhe e rrethit udhëheqës të Akademisë së Poetëve Amerikanë.

LEXO EDHE:

Back to top button