Covid-19 i mori jetën mjekut Shukri Fazliu nga Kumanova

Internisti Shukri Fazliu nga Kumanova është mjeku i 13 në vend që ka ndërruar jetë nga CoVid-19. Mjeku 49 vjeçar për një javë rresht ishte në kurim shtëpiak me simptome të lehta. Por, autoritetet thonë se në 3 ditët e fundit nga komplikimi i gjendjes shëndetësore u shtrua në Klinikën Infektive.

Fatkeqësisht, edhe një koleg tjetër u largua si viktimë e KOVID-19. Këtë mëngjes më njoftuan se ai ka vdekur. Dy ditë më parë u dëgjova me të, ai ishte në kujdes intensiv në Klinikën Infektive në Shkup. Tha se ishte më mirë se kur erdhi në Klinikë, sepse ne e dërguam në gjendje vërtetë të keqe, por unë dëgjova se ai kishte vështirësi në frymëmarrje, e vetmja gjë që doja ishte të dilte nga kriza – deklaroi Snezhana Zaharieva, Drejtoresh e Spitalit të Kumanovës.

Sipas drejtoreshës Zaharieva, pasi gjendja e tij u përkeqësua, familja kontaktoi mjekët nga spitali i Kumanovës në repartin intern, ku edhe ai punonte. Ndërkaq, nga Qendra e Shëndetit Publik në Kumanovë thonë se 21 mjekë dhe infermierë nga ky rajon janë diagnostikuar me CoVid-19. Nga Instituti i Shëndetit Publike thonë se edhe në disa qytete tjera kanë pësuar mantel bardhët në vijën e parë të frontit.

INSTITUTI I SHËNDETIT PUBLIK
Nga 3 mjekë të vdekur në Shkup dhe Tetovë
2 mjekë të vdekur në Kumanovë
Nga 1 mjekë i vdekur në Shtip, Strugë, Ohër, Gjevgjeli dhe Koçan

Të dhënat e Institutit të Shëndetit Publik tregojnë se bilanci i mantel bardhëve që humbën betejën me këtë virus u thellua në 13, ndërkaq aktualisht 247 mjekë evidentohen si raste aktive. Që nga fillimi i pandemisë, 1527 mantel bardhë janë diagnostikuar pozitiv, prej tyre 1268 janë shëruar.

Adnan Qaili

LEXO EDHE:

Back to top button