COVID-19, ligji në procedurë parlamentare

Fati i masave të reja anti-kovid si bartja e maskave në hapësira të jashtme dhe kontrollet policore nëpër shtëpi për mysafirët e tepërt, do të jetë në duart e deputetëve. Këto ndryshime në Ligjin për mbrojtje nga sëmundjet infektive pritet të miratohen me procedurë të shkurtuar, njoftoi sot Ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe. Sipas tij, ligj tanimë është në procedurë parlamentare dhe me amendamenteve do të ketë mundësi të ndërhyhet javës që vjen.

 “Një situatë e tillë praktikisht u detyrua, që të ndërhyhet në ligj, sepse një pjesë e dekreteve, rekomandimet për bartjen e maskave mbrojtëse në mjedisin e jashtëm u vendosen në dekret me fuqi ligjore, i cili u miratua në fund të gjendjes së jashtëzakonshme. Kështu që, kjo është mënyra më e mirë për të pasur një masë që është efektive dhe mund të kontrollohet dhe zbatohet- deklaroi Venko Filipçe, Ministër i Shëndetësisë.

Por, në situatën aktuale kur shumica parlamentare nuk është e kompletuar, duhet edhe një dorë e opozitës që të miratohen këto ndryshime ligjore. Nga VMRO DPMNE nuk qartësuan nëse do ti mbështesin masat e reja të propozuara nga Komisioni për sëmundje infektive.

“Cilat masa anti-kovid? Ne nuk i kemi parë ato masa e as që i dimë! Ti shohim fillimisht pastaj vendosim. VMRO DPMNE nuk i ndryshon qëndrimet sipas nevojave të qeverisë, por punojmë në interes të qytetarëve. Nëse dikush mendon se me këtë shumicë parlamentare që kanë tani do të kryejnë terror mbi opozitën dhe do të plaçkiste qytetarët e të rrënoj shtetin nuk do ti lejojmë- pohoi Hristijan Miskoski, Kryetar i VMRO DPMNE-së.

 Nga opozita shqiptare shprehen të gatshëm që do të votojnë këto ndryshime në interes të shëndetit publik. Por, koalicioni ASH-AAA vë në dyshim punën e Komisionit për sëmundje infektive.

“Në rajon nuk ekziston shtet i cili është më i rrezikuar dhe që ka pasur dëme më të mëdha se Maqedonia e Veriut. Kështu që kemi kërkuar dhe do të kërkojmë që të marrin përgjegjësi KSI. Ne si Koalicion ASh-AAA do të ngremë Komision parlamentar hetimor, i cili do të shqyrtoj punën dhe veprimtarinë e KSI, Ministria e Shëndetësisë por dhe hetimin e spitaleve që shihet gjendja e tyre- tha Skender Rexhepi, Koalicioni ASH-AAA.

 Përgatiti: Adnan Qaili

 

LEXO EDHE:

Back to top button