COVID-19, Qeveria gjermane shpall bllokimin e landit në kufi me Austrinë

Rreth 106 000 banorë të një rrethi jugor gjerman në kufi me Austrinë janë urdhëruar të qëndrojnë në shtëpi, nëse nuk është absolutisht e nevojshme lëvizja e tyre, në kuadër të disa prej masave më të ashpra që janë parë në të gjithë vendin që nga fillimi i pandemisë së koronavirusit.

Bllokimi rajonal i landit të Berchtesgadener-it hyri në fuqi sot në orën 14:00, për shkak të rritjes së nivelit të infektimeve me COVID-19.

Qyteti i vogël austriak i Kuchl-it, në anën tjetër të kufirit me landin e Berchtesgadener-it, u bllokua javën e kaluar, për shkak të përhapjes së shpejtë të virusit atje.

Të hënën në mbrëmje, numri i rasteve të reja të njoftuara në landin jugor gjerman kapi shifrën e 272,8 për 100 000 banorë gjatë shtatë ditëve, shumë më lart se standardet e përcaktuara prej 35 dhe 50, në bazë të të cilave autoritetet rajonale duhet të forcojnë kufizimet.

LEXO EDHE:

Back to top button