Çudia e radhës/ Në këtë shkollë të vendit, ende zhvillohet mësimi online!

Çudia e radhës/ Në këtë shkollë të vendit, ende zhvillohet mësimi online!

Gazetar: Miki Trajkovski

Mësimi në shkollën e mesme të gastronomisë në Ohër, shtatë muaj pas fillimit të vitit shkollor, për shkak të aktiviteteve ndërtimore vazhdon të zhvillohet online, shkruan Alsat.

Kjo ndodh edhe pse Inspektorati shtetëror i arsimit tashmë e ka paralajmëruar drejtorin që të sigurojë kushte për mësim me prezencë fizike.

Më pas ka pasur edhe kontroll, me të cilin drejtori është urdhëruar të veprojë sipas Vendimit.

“Nëse drejtori nuk vepron në bazë të këtij vendim, do të pasojë urdhërpagesë për shkelje”, thonë nga Inspektoriati Shtetëror i Arsimit.

Siç qëndrojnë gjërat për momentin dhe nga ajo që shihet në terren, duket se aktivitetet ndërtimore do të vazhdojnë.

Por drejtori shprehet optimist dhe pohon se nxënësit do të kthehen së shpejti nëpër bankat e shkollës.

Ai fajin për vonesën e punimeve ia hedh kompanisë ndërtimore.

“Ka pasur reagime edhe nga prindërit edhe nga nxënësit sepse mësimi zhvillohet online, por në fund duhet të kryhen ato aktivitete ndërtimore që shkolla të marrë pamjen e pritshme që është planifikuar”, u shpreh Marjan Radeski – drejtor i shkollës.

Ky nuk është rasti i parë në këtë vend që në vend të pushimeve verore apo dimërore, një shkollë rinovohet në mes të vitit shkollor. Kështu ka ndodhur edhe me shkollën fillore “Vëllezërit Milladinov” në Strugë.

Përndryshe, dy nxënës të vitit të parë të shkollës së mesme të gastronomisë janë ç’lajmëruar pasi nuk duan të ndjekin mësimet online. Në këtë shkollë mësojnë më shumë se 230 nxënës./ Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button