Dafina Zeqiri ka ditëlindjen dhe nuk kishte si të mungonte një surprizë nga DJ Geek

Këngëtarja e njohur, Dafina Zeqiri feston ditën e sotme ditëlindjen e saj të 32-të  dhe urimet vërshuan nga fansat, miqtë, kolegët dhe familjarët e saj.

Që në orët e para të ditës së sotme, Dafina u befasua u befasua nga i dashuri i saj, DJ Geek, i cili kishte përgatitur një festë surprizë për të në oborrin e shtëpisë ku kishte shkruar me të madhe numrin 32, festë që u shoqërua me fishekzjarre.

Dafina e falenderoi publikisht atë nëpërmjet një videdoje të publikuar në Instagram.

“Faleminderit i dashur për befasinë”, shkroi këngëtarja krahas videos.

Nuk kishte si të mungonte as një urim i DJ Geek në Instagramin e tij, i cili publikoi disa foto të ëmbla të tyre.

“Urime ditëlindjen e dashur”, shkroi ai.

Kujtojmë se para pak ditësh, ndau me ndjekësit e saj në Instagram dhuratën që shoqja i ka bërë duke  menduar se atë ditë ishte ditëlindja e saj.

”Shoqja ime më e mirë. Faleminderit shumë që më motivon në jetë dhe je në krahun tim gjithmonë. Gëzuar ditëlindjen, Të uroj dashuri dhe lumturi! Të dua shumë, Nora”, ka qenë pusulla që shoqja e Dafinës kishte shkruar për këngëtaren.

Ndërkohë, Dafina i ka kthyer përgjigje publikisht duke thënë se Nora është e para gjithmonë dhe i ka kujtuar se ditëlindja e saj është me 14 prill.

”She’s always first @norahaxha, 14 prill! Por kujt i intereson, ne filluam sot!”, ka shkruar Dafina krahas pusullës.

Këngëtarja e ka marrë me humor dhe siç duket i ka pëlqyer ideja e kësaj surprize.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by DJ GEEK (@djgeek)

LEXO EDHE:

Back to top button