Dafina Zeqiri përfshihet “në sherr” me një komentues

Dafina Zeqiri publikoi ditën e sotme disa foto nga prapaskenat e përgatitjes së albumit të saj të ri “Dafinë Moj”. Në foto ajo shfaqet me të gjithë këngëtarët dhe artistët e tjerë që ka bashkëpunuar për realizimin e këtij albumi. Në njërën prej fotove Dafina shihet me gishtin e mesit të ngritur lart dhe ky gjest nuk ju ka pëlqyer disa ndjekëseve të saj.

“Çfarë do të thuash me këtë gisht e dashur Dafina?”, i ka komentuar dikush këngëtares.

Dhe përgjigja nga Dafina nuk ka vonuar e madje ajo ju ka dhënë një mësim të mirë të gjithëve.

“A duhet të shpjegoj veten time tek ty apo tek ndonjë tjetër e dashur? Më lër të jetoj dhe bëji vetes një nder të madh e dashur, shko jeto jetën tënde dhe mos shiko punët e veprimet e të tjerëve. Jam shumë e lodhur nga njerëzit mendjengushtë si ti!”, i është përgjigjur ajo.

Më pas nuk ka munguar sërish një komente nga një tjetër ndjekëse, që e ka cilësuar Dafinën si “të paedukatë”.

“Ajo nuk është mendjengushtë, ti je e paedukatë”, ka komentuar personi tjetër.

“Oh haha jam e edukuar mjaftueshëm për të parë punët e mia. Mos ta nxora ty gishtin? Të mos pendohesh për veprimet të bën ty të paedukatë? Po më fyen inteligjencën dhe mënyrën se si nëna ime edukon fëmijët? Duhet të të vijë turp nga vetja! Ti? Studente e mjekësisë? Edhe del nëpër rrjete sociale i gjykon njerëzit? Gishtin mos ta ngrita ty? Ti të jesh njeri i mirë dhe i edukuar qesh me këtë postim dhe më uron fat për punën e palodhshme që kam bërë e jo të më tregosh mungesat e tua.

Çfarëdo që të bësh apo të thuash ditët e sotme disa ‘njerëz të zgjuar’ kanë diçka për të thënë, kjo është shumë e trishtueshme… jetoni jetën tuaj”, i është përgjigjur Dafina.

LEXO EDHE:

Back to top button