Dafina Zeqiri shfaqet provokuese, vë në pah linjat joshëse në veshjen plot stil

Dafina Zeqiri edhe gjatë kësaj periudhe të vitit po vazhdon të jetë e angazhuar me koncerte dhe mbrëmje të shumta muzikore.

E njëjta gjë ka ndodhur edhe mbrëmë (e shtunë), ndërsa pas koncertit këngëtarja ka sjellë disa imazhe nga dukja që zgjodhi për performancën.

Krijuesja e hitit “Karma” shihet e veshur me një kostum lëkure i cili ia theksonte një pjesë të dekoltesë dhe belit, ajo përshtati këtë dukej me atlete të bardha.

Dafina kompletoi paraqitjen me grim të theksuar dhe flokët të gjata që i la të lira mbi super, teksa dukej tejet joshëse në formë të mrekullueshme.

Ndërkohë, kujtojmë që këngëtarja po shijon suksesin e labumit “Dafinë Moj” që u publikua në muajin tetor.

Foto: Dafina Zeqiri/Instagram

Ndërsa së fundi, Dafina publikoi videoklipin e këngës “Era”, që e solli në bashkëpunim me reperin, Buta.

LEXO EDHE:

Back to top button