Këngëtarja e njohur, Dafina Zeqiri vazhdon ende të jetë një ndër personazhet më të komentuar në mediat rozë, por edhe në rrjetet sociale.
Sa i përket rrjeteve sociale, Dafina është mjaft aktive ku publikon fotografi e video nga jeta e saj e përditshme, ndërsa së fundmi me anë të një postimi në llogarinë e saj në “Twitter” ka treguar se ka shtuar peshë për shkak të pilulave kundër shtatzënisë.
“Kam shtuar peshë nga pilulat kundër shtatzënisë… ja…e thashë”, u shpreh ajo.
Më tej ka shtuar duke thënë:
“Fakt për të qeshur. Më është dashur të blej 6 palë xhinse të reja sepse të vjetrat nuk më bëjnë më.”
“Disa nga ne gratë përjetojmë çekuilibër hormonal në një fazë të jetës tonë për çfarëdolloj arsyeje, kështu që fatmirësisht ekzistojnë pilulat e kontrollit.”– përfundoi ajo.
Dafina Zeqiri prej vitesh po shijon një lidhje dashurie me DJ Geek, i cili po ashtu është pjesë e grupit Moneyz. Dyshja e konfirmoi romancën e tyre në fillim të 2020-ës.
Për muaj me radhë ata u vendosën në qendër të vëmendjes, për lidhjen e papritur të dashurisë dhe ndarjen po aq të shpejtë të tyre.
Vetëm disa muaj nga lidhja e tyre, Dafina deklaroi se kishin vendosur të ndahen.
Ndonëse të ndarë ata vijuan të shoqërohen me njëri-tjetrin dhe të punonin si më parë duke u shfaqur kudo bashkë. Në fund të 2021, Dafina dhe Geek konfirmuan rikthimin me njëri-tjetrin dhe që atëherë janë shfaqur shumë të lumtur dhe të dashuruar.
https://twitter.com/Dafina_Zeqiri/status/1511268327062220804?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1511268327062220804%7Ctwgr%5E%7Ctwcon%5Es1_&ref_url=https%3A%2F%2Fwww.gazetaexpress.com%2Fdafina-zeqiri-tregon-se-po-shton-peshe-nga-pilulat-kunder-shtatzenise%2F








