Dakota Fanning tregon për pyetjet “e çuditshme” që ia bënin gazetarët

Dakota Fanning tregon për pyetjet “e çuditshme” që ia bënin gazetarët

Aktorja e njohur amerikane, Dakota Fanning, ka treguar se çfarë pyetjesh ia bënin gazetarët ndërkohë që ishte në moshë shumë të re kur u bë e famshme.

30 vjeçja e cila pati dalë në skenë në vitin 2000 kur ishte 6 vjeçe, për revistën “Cut” ka treguar se si ndihej teksa rritej duke qenë e pranishme në syrin publik.

“Në intervista, në moshë shumë të re, më kujtohet kur gazetarët më pyesnin se ‘si po ia dal që të mos bëhem vajzë tabloidesh’, ‘si është e mundur që të kesh shokë’, pyetje nga të cilat shokohesha”, ka thënë Fanning.

Ajo ka treguar tutje se ka shumë respekt për njerëz që janë bërë shembuj, ndërkohë që ka pranuar se ndoshta media mund të luajë rol negativ tek shumë individë.

“Nuk mendoj se ka të bëjë 100 për qind me showbizin, ka edhe faktorë të tjerë. Thjesht nuk kam rënë pre e tyre. Nuk i di arsyet e sakta përveç që familja ime është e mbushur me njerëz shumë të mirë që të mbrojnë”, ka thënë ajo.

Fanning ka thënë se nëna e saj i ka mësuar shumë gjëra rreth sjelljes dhe si t’i trajtojë njerëzit e tjerë e si veten.

“Ajo ishte pranë meje çdo sekondë. Gjithmonë jam trajtuar me respekt. Asnjëherë dikush s’ka thënë: ‘sille fëmijën brenda’, ‘qite jashtë’. Nuk punoj me njerëz që më trajtonin ashtu, isha e respektuar si aktore dhe e barabartë sa ishte e mundur për atë moshë”, ka thënë ndër të tjera ylli.

Aktorja ka përmendur edhe se është ndier e rrethuar me negativitet ndërsa po rritej e famshme.

“Ndihesha sikur disa njerëz donin që unë të mos kisha sukses, që të dështoja”, ka thënë ajo.

LEXO EDHE:

Back to top button