Daniel Craig nderohet nga familja mbretërore me të njëjtin titull si James Bond

Daniel Craig nderohet nga familja mbretërore me të njëjtin titull si James Bond

Daniel Craig, i cili luajti James Bond, sot mori të njëjtin çmim si personazhi imagjinar “Agjenti 007”, nga Princesha Anne. Aktori, i cili është një nga artistët e paktë që ka bashkëpunuar me Mbretëreshën Elizabeth në emër të një fushate, tani është vlerësuar me një çmim të rrallë nga Princesha Anne.

Aktori u emërua shoqërues i Urdhrit të Shën Michael dhe St George, i njëjti nder që mbante James Bond, rol të cilin portretizoi në pesë filma. Në një fotografi të publikuar nga familja mbretërore, Daniel Craig përkulet para Princeshës Anne në ceremoninë e mbajtur në Kështjellën Windsor.

Çmimi iu dha si “mirënjohje për kontributin e tij të jashtëzakonshëm në kinema dhe teatër”. “Princesha i dhuron Daniel Craig-ut Urdhrin e Shën Mikaelit dhe Shën Gjergjit – i njëjti nder që mban personazhi i tij James Bond – në njohje të kontributit të tij të jashtëzakonshëm në film dhe teatër“, thuhet në njoftim.

LEXO EDHE:

Back to top button