Dëgjoni “bisedën” e parë mes shkencëtarëve dhe një balene

Dëgjoni "bisedën" e parë mes shkencëtarëve dhe një balene

Shkencëtarët pohojnë se kanë arritur të realizojnë “bisedën” e parë me një balenë.

Ekipi nga Instituti SETI dhe Universiteti i Kalifornisë “biseduan” me një balenë 38-vjeçare të quajtur Twain, në brigjet e Alaskës. Ata përdorën një mikrofon nënujor për t’i dërguar thirrje balenës dhe balena mori pjesë aktive në komunikim.

Përgjigjet u analizuan nga inteligjenca artificiale, duke zbuluar se Twain ka të ngjarë të ketë ndarë një përshëndetje me ekipin e anijes në Oqeanin Paqësor.

Shkencëtarët shpresojnë se një ditë kjo përvojë do t’i lejojë ata të flasin me alienët.

 

LEXO EDHE:

Back to top button