Dejanoski: 97 për qind e nëpunësve në institucione me pagë më të ulët se mesatarja

Dejanoski: 97 për qind e nëpunësve në institucione me pagë më të ulët se mesatarja

Përfaqësuesi i Lidhjes së Sindikatave, Trpe Dejanoski nga SPOGJ, i ftuar në emisionin e sontëm “Magazina Ekonomike”, në Alsat tha se 97 për qind e nëpunësve në institucionet shtetërore marrin pagë më të ulët se paga mesatare në shtet.

“Momentalisht, me vlerën e re të pagës minimale, më e ulëta është për referent më të ri, ku paga sillet nga 18 160 deri në 18 845 denarë. Këto janë të punësuar me shkollë të mesme. Më pas radhiten bashkëpunëtorët dhe këshilltarët, persona me arsim të lartë. Udhëheqës i ndonjë sektori ka pagë prej 29 000 denarëve. Paga mesatare është 30 000 denarë dhe lirisht mund të thuhet se 97 për qind nga të punësuarit marrin pagë nën atë mesatare”, tha Dejanoski. /Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button