Ivanov: Kapitali turistik të mbetet në vendin tonë

Ivanov: Kapitali turistik të mbetet në vendin tonë

Sektori turistik më shumë merret me oferta për jashtë vendit se sa për pushime në vendet tona turistike, kështu u shpreh në emisionin e sontëm “Magazina Ekonomike”, në Alsat, Angel Ivanov sipas të cilit të gjitha përpjekjet e e sektorit në fjalë janë që kapitali në këto kushte të krizës ekonomike të mbetet në shtet, shkruan Alsat.

“Shpresojmë se do të jetë një vit i suksesshëm, sepse siç shihet ka interes, ka nevojë, por pak jam i dëshpëruar, sepse asnjë agjenci nuk ofron Maqedoninë. Tunizi, Egjipti, Greqia dhe destinacione të tjera të jashtme, që nënkupton një derdhje të madhe të parave jashtë vendit, përskaj gjitha përpjekjeve për tërheqjen e numrit më të madh të pushuesve. Kemi një kapacitet solid, mund të bëhet një pushim i mrekullueshëm. Pres që kështu të ndodh”, tha Ivanov./Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button