Deklaratë tronditëse, Demi Lovato tregon se ka qenë e përdhunuar gjatë adoleshencës

Këngëtarja e njohur, Demi Lovato ka rrëfyer disa detaje mjaft tronditëse për të kaluarën e saj në serinë e dokumenteve “Demi Lovato: “Dancing With the Devil”.

Lovato ka treguar që është sulmuar dy herë seksualisht, në 2018-në, natën e mbidozës nga shitësi i drogës, ndërsa kur ishte vetëm 15 vjeç ajo zbuloi se ishte abuzuar seksualisht nga një adoleshent tjetër kur punonte për Disney Channel në fund të viteve 2000.

“Jo vetëm që kam qenë mbidozë. Unë u shfrytëzova. Më gjetën nudo. Më la duke vdekur pasi ai përfitoi nga unë. Kur u zgjova në spital, më pyetën nëse kemi patur marrëdhënie konsensuale”, u rrëfye Lovato dhe shtoi se vetëm pas një muaji nga mbidoza kishte kuptuar se kishin abuzuar seksualisht me të.

Lovato tregoi gjithashtu sesi ishte përdhunuar kur ka qenë adoleshente.

“Kur isha adoleshente, isha në një situatë të ngjashme. Kam humbur virgjërinë në një përdhunim. Hera ime e parë nuk ishte romantike. Më duhej ta shihja këtë person gjatë gjithë kohës dhe u përballa në mënyra të tjera“, tregoi këngëtarja.

Kujtojmë se në korrik të 2020-s, Demi Lovato u fejua me Max Ehrich dhe vetëm dy muaj më vonë ata të dy u ndanë. Në një intervistë të dhënë së fundmi, këngëtarja është shprehur se ndarja ishte një shenjë e madhe për orientimin e saj seksual.

“Kur fillova të rritesha, nisa të kuptoja se sa e veçantë jam në të vërtetë. Vitin e shkuar unë isha e fejuar me një burrë dhe kur nuk funksionoi, mendova ‘Kjo është një shenjë e madhe’. Mendoja se do e kaloja jetën time me dikë. Tani që nuk do të ndodhte, u ndjeva më e lirë që mund të jetoja të vërtetën time. U lidha me një vajzë dhe aty kuptova se kjo më pëlqente shumë më shumë. Ndihesha më mirë. Isha shumë në rregull”, është shprehur Demi në një intervistë për revistën “Glamour.

LEXO EDHE:

Back to top button