Del në shitje arma intelegjente, shkrep vetëm në duart e pronarit

Del në shitje arma intelegjente, shkrep vetëm në duart e pronarit

Pronësia e armëve ka qenë dhe vazhdon të jetë një temë debati në Shtetet e Bashkuara të Amerikës nga grupe të ndryshme.

Një pjesë mendon se kjo ka të bëjë me lirinë personale, e një pjesë tjetër besojnë se numri i rasteve tragjike mund të bie nëse reduktohet përdorimi i tyre.

Biofire Tech me bazë në Kolorado ka krijuar zhvillimin më të fundit në armët e personalizuara që mund të gjuhen vetëm nga përdoruesit e verifikuar. Kjo armë inteligjente është mundësuar nga teknologjia e njohjes së fytyrës, opsioni i njëjtë si për telefona.

Arma mund të përdoret vetëm nga pronari i saj, deri në pesë persona, duke i përfshirë anëtarë të familjes, të cilët mund të regjistrohen për të përdorur biometriken. Secili prej këtyre modeleve lejon personalizim, siç është zgjedhja e ngjyrës apo konfigurimi i armës për majtakë.

Çmimi i modelit bazë është 1500 dollarë dhe janë dy versione më të shtrenjta dhe kushtojnë 1900 apo edhe 2500 dollarë. Një armë e tillë është shfaqur në tregun amerikan javën që po lëmë pas dhe siç thuhet nga kompania, një model është i shitur dhe dërgesat do të fillojnë në fund të këtij viti.

LEXO EDHE:

Back to top button