Kush janë të gjithë kandidatët për President të SHBA-ve?

Kush janë të gjithë kandidatët për President të SHBA-ve?

Presidenti aktual i ShBA-së, Joe Biden, këtë të martë ka konfirmuar së do t’i hyjë garës edhe për një mandat për ta drejtuar Shtëpinë e Bardhë.

Duket si një “deja vu”, pasi që edhe kjo fushatë do të duket sikur ajo e 2020-ës, kur bëhet fjalë për figurat qendrore – Joe Biden dhe ish-presidenti amerikan, Donald Trump.

Ka edhe 18 muaj deri tek mbajtja e zgjedhjeve, për të cilat duket se do të ketë përplot befasi.

Më poshtë gjeni kandidatët demokratë dhe republikanë që synojnë pozitën e Presidentit të Amerikës:

Kandidatët demokratë:

Presidenti Joe Biden – presidenti i tanishëm i cili kandidon për një mandat të dytë;

Robert F. Kennedy – nipi i Presidentit John F. Kennedy dhe një aktivist i shquar kundër vaksinave;

Marianne Williamson – autore e vetëndihmës dhe këshilltare shpirtërore, ajo kandidon për herë të dytë.

Kandidatët republikanë:

Donald Trump – shihet gjerësisht si kryesuesi për nominimin e Partisë Republikane;

Nikki Haley – ish-guvernator i Karolinës së Jugut

Asa Hutchinson – ish-guvernator i Arkansas

Vivek Ramaswamy – sipërmarrës dhe autor.

LEXO EDHE:

Back to top button