Demi Lovato fajëson famën për të këqijat e jetës së saj
Demi Lovato fajëson famën për të këqijat e jetës së saj
Demi Lovato fajëson famën për ngjarjet e këqija që i kanë ndodhur në jetë.
Këngëtarja 32-vjeçare u arrestua në vitin 2010 pasi goditi me grusht balerinin, Alex Ëelch, ndërkaq ajo pati një mbidozë thuajse fatale në vitin 2018, e cila çoi një një atak në zemër.
“Nuk e dija që do të kishte një ndikim kaq negativ në shëndetin tim mendor. Dhe për fat të keq, ndonjëherë kjo duket shpërthyese, si për shembull incidenti kur goditni me grusht kërcimtarin tuaj rezervë në një aeroplan ose mbidoza nga heroina”, ka thënë Demi për “Grazia US”.
Demi është bashkëregjisore në dokumentarin e ri “Child Star” me Nicola Marsh dhe shpjegoi se puna në film ofronte mundësinë për t’u përpjekur të korrigjohej me ata që ylli kishte lënduar në të kaluarën.
“Të bisedoja me njerëz që më njihnin në kohë të ndryshme të jetës sime ishte sfiduese sepse doja të kërkoja falje për sjelljen time. Unë nuk isha personi më i mirë për të punuar ndonjëherë, sepse kisha shumë vështirësi nga brenda, dhe isha nën një presion të madh. Ata ishin kaq të mirë, kaq të pabesueshëm dhe kaq të hapur, dhe unë isha shumë mirënjohës për këtë”, ka shtuar këngëtarja dhe aktorja.
“Child Star” përmban intervista me Dreë Barrymore, JoJo Siëa, Kenan Thompson, Raven-Symone, Christina Ricci dhe Alyson Stoner.