Demiri: Propozim ligji për ndërtimet pa leje, karrem për votuesit

Propozim ligji për ndërtimet pa leje sipas juristit Adrian Demiri paraqet një karrem për votuesit. Demiri gjatë debatit në “Programi 200”, nënvizon keqpërdorimin e partive politike për përfitime politike. Gjë që sipas tij  e konfirmon edhe konsensusi i gjerë i partive rreth këtij propozim ligji.

Fillimisht pushteti e inkriminoi vepër penale ndërtimin pa leje,  duke e ndryshua Kodin Penal në vitin 2010, dhe paralelisht në 2011 e solli këtë ligj duke qenë intenca që çka është ndërtua deri në 3 mars 2011 është ndërtua, dhe më tutje nuk do të tolerohen ndërtime pa leje, por çdo ndërtim pa leje  do të konsiderohet vepër penale… Problemi ndodh këtu sepse ky ligj i 2011tre herë u ndryshua në kontestin e zgjatjes së afatit për deponimin e kërkesave të reja, që ishte në një far forme një derë, një shteg i vockël, që njerëzit të mund të vazhdojnë të ndërtojnë dhe duke bërë kërkesa të reja objektet e ndërtuara në vitin 2015 ti paraqesin si të ndërtuara në vitin 2011. Mirëpo këtu është problemi dhe pse ka kështu konsensusi ndërmjet partive politike. Konsensusi konsiston në atë sepse partitë politike nëpërmjet stimulimit, nxitjes së qytetarëve të ndërtojnë objekte pa leje,  ata qytetarë i kanë përdor pastaj për efekte elektorale”, deklaroi Ardian Demiri, Avokat.

LEXO EDHE:

Back to top button