Mehmeti: Ligji për ndërtimet pa leje favorizon oligarkët e ndërtimeve në parqet nacionale

Aktivisti i Eco Guerilës, Ngadhnjim Mehemti i ftuar në “Programi 200”, nxjerri në pah edhe problemet me Ligjin për shitjen e tokës bujqësore, që sipas tij është gjeneratori i krizës. Ndërsa për ligjin për ndërtimet pa leje Mehmeti th se edhe përkundër që në opinion plasohet informata se bëhet fjalë për objekte banime të shtresës më të ulët, dyshimet janë se me ndryshimet në ligjin për ndërtimet pa leje  më tepër favorizohen disa oligarkë të ndërtimeve në zona të parqeve nacionale.

Për fat të keq  ky ligj nuk është i vetmi që është problematik, këtu kemi edhe ligjin e shitjes së tokës bujqësore që është poashtu i kontestueshëm. Gjeneratori i krizës sipas nesh është klientelizmi të cilin e kanë mbjell partitë politike gjatë viteve, dhe tashmë jemi më një fazë metastaze kanceri ku gjithë qelizat e shoqërisë janë kontaminuar nga këto vepra, dhe partitë politike për fat të keq çdo gjë e shohin në vota dhe në fitore të zgjedhjeve. Edhe pse në opinion plasohet se bëhet fjalë për këta shpija të shtresës më të ulët, dyshimet apo ajo që nuk shihet është më tepër favorizimi i disa oligarkëve tëndërtimeve në zona të parqeve nacionale, që është ajo që ne realisht më tepër reagojmë, apo në zonat që janë pjesë e trashëgimisë kulturore. Ne këtu kemi dyshimet për shpalljen e parkut nacional të malit Sharr, kur ju me vite punoni që këtë mal ta shpallni park nacional, a në ndërkohë paralelisht edhe ndër vite lejoni, toleroni ndërtimin e këtyre objekteve pa leje”, deklaroi Ngadhnjim Mehmenti, aktivist i Eco Guerrilla.

LEXO EDHE:

Back to top button