Dështon nisma për inspektime të përbashkëta për ndërtimet pa lejë  

Dështoi njoftimi i kryetarit të Shkupit Shilegov, për inspektime të përbashkëta ndërtimore ndërmjet të gjitha komunave të qytetit. Përveç faktit që nënshkrimi i marrëveshjes është shtyrë disa herë, çdo javë, madje edhe sot, jepen premtime të reja se kjo do të ndodhë së shpejti.

Në rrjedhë e sipër është harmonizimi i marrëveshjes dhe memorandumit. Pres që shumë- shumë shpejtë, kur them kështu, e kam fjalën, për ditë, e jo diç më shumë…- deklaroi Petre Shilegov.

 Megjithatë, kryetarët e komunave të Shkupit nuk janë dakorduar për inspektime të përbashkët në ndërtimtari.

 Por, kjo nuk e përfshin inspektimit ndërtimor, e përfshin vetëm mjedisin- tha Petre Shilegov

Por, pikërisht për shkak të problemeve në ndërtimtari, filloi e gjithë ideja për bashkëpunim të tillë ndër-komunal. Motivi kryesor ishte ndërtimi i paligjshëm te Mavrovsja, të cilin e rënoi pushteti.

Qëllimi ynë, siç thashë, është të shmangim rastet kur dikush madje thjesht as do të mund të mendojë, e lëre më të fillojë ndërtim ilegale në qendër të Shkupit- pohoi Petre Shilegov, Kryetar i Komunës së Shkupit

Marrëveshja për inspektimet e përbashkëta ishte duhej të nënshkruhej në fund të tetorit, por ajo u shty, dhe tani përsëri nuk ka datë të saktë kur do të ndodhë e njëjta.

Igor Stefanovski

LEXO EDHE:

Back to top button