Detaji në vellon madhështore të Kourtney Kardashian merr vëmendjen e madhe

Detaji në vellon madhështore të Kourtney Kardashian merr vëmendjen e madhe

Kourtney Kardashian dhe Travis Barker zhvilluan dasmën e tyre në Portofino, Itali. “Dolce & Gabbana” dizenjoi fustanin e nuses ndërsa velloja mori një vëmendje jashtëzakonisht të madhe.

Siç u raportua për herë të parë nga Vogue, velloja e Kardashian paraqiste një përshkrim të Shën Marisë, bazuar edhe në tatuazhin që Barker ka në kokë.

Fjalët “respekt për besnikërinë e familjes” ishin të qepura nën motivin fetar, duke pasqyruar tatuazhin e Barker. Dizajni gjithashtu përmbante lule të qëndisura me dorë të frymëzuara nga kopshtet e Portofino.

Një mrekulli, apo jo?

“Dizajnimi i fustaneve të mia me Domenico-n dhe Stefano-n ka qenë një ëndërr e bërë realitet”, tha Kardashian për Vogue.

Barker, 46 vjeç, ishte veshur gjithashtu me Dolce & Gabbana si dhe anëtarët e familjes së çiftit, përfshirë vajzat e tyre.

Ceremonia e çiftit u mbajt në L’Olivetta, një vilë në Portofino në pronësi të Dolce & Gabbana, e cila u pasua nga një pritje në Castello Brown, një kështjellë me pamje nga porti Portofino.

LEXO EDHE:

Back to top button