Detektim dhe ndalim i “lojërave” online, Andonovski: Do të përfshihen edhe 100 domenë të huaj

Detektim dhe ndalim i “lojërave” online, Andonovski: Do të përfshihen edhe 100 domenë të huaj

Gazetare: Ajnur Bafqari

Pas vendimit të Qeverisë për ndalesë të bixhozit online, hapi i radhës, në kuadër të të ashtuquajturës “task forcë” është detektimi dhe ndalesa e qasjes te të gjitha faqet e internetit që organizojnë lojëra të fatit ilegalisht. Ministri i transformimit dixhital thotë se në këtë aksion, përveç domenëve vendor, do të përfshihen edhe rreth 100 domenë të huaj që janë prezent në tregun tonë.

“Duhet të gjejmë metodologji si t’i ndalojmë këto faqe të internetit në Maqedoni sepse jolegaliteti I tyre është i qartë, i konfirmuar me ligj, por ekzistimi I tyre këtu është se ata janë të regjistruar dikund jashtë shtetit dhe janë lehtë të qasshme për qytetarët tanë. Do të përsëris, nëse ato do të ishin të regjistruara në Maqedoni kjo që po e bëjnë është vepër penale, por meqë janë të regjistruara jashtë vendit, nuk mundet saktë të arrini se cili është rregulluesi I saktë. Prandaj duhet të shkojmë me ndalesë të qasjes… Për momentin janë qindra, por më të shfrytëzuara janë dy deri në tre, që supozoj të gjithë I dini dhe mendoj se në fazën e parë duhet të punohet që këto 100 të ndalohen”, tha Stefan Andonovski, Ministër I transformimit dixhital.

Andonovski sqaron se ndalesa e qasjes në këto faqe, mund të bëhet sipas ligjit për komunikime elektronike, por përfaqësuesit e ministrisë së transformimit dixhital, Agjencia për komunikime elektronike, Marnet dhe përfaqësues të lotarisë shtetërore do të punojnë për operacionalizimin e kësaj pjese, pasi siç tha Andonovski, deri më tani kjo nuk është shfrytëzuar.

“Ligji për komunikime elektronike i lejon Agjencisë për komunikime elektronike që t’u rekomandojë, respektivisht obligojë telekomunikuesit që të ndalojnë qasjen në web faqe të caktuara, nëse kjo është në kundërshtim me ligjin për komunikime elektronike ose nëse është në kundërshtim me ligje të tjera. Këtë pjesë duam ta operacionalizojmë sepse deri më tani nuk është shfrytëzuar dhe në periudhën e ardhshme do të dalim me aktivitetet e sakta që do t’i ndërmarrim ne si ministri, Marnet por edhe AEK në bashkëpinim me telekomunikimet”, u shpreh Stefan Andonovski, Ministër i transformimit dixhital.

Pas vendimit për marrjen e licencave të ndara në mënyrë jo ligjore dhe mbylljen e bixhozit online dhe pas konstatimit se funksionon i ndarë në disa shoqëri aksionare e që bie në kundërshtim me Ligjin për lojërat e fatit, jo zyrtarisht janë ngritur të paktën 5 kallëzime penale mbi dyshimet për “shpërdorim me detyrën zyrtare” dhe “grup i organizuar kriminal”. /Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button