Dhjetëra padi të tjera për koncertin ku mbetën të vdekur 9 persona

Dhjetëra padi të tjera janë ngritur në emër të njerëzve që thonë se u plagosën në Festivalin Astroworld në Teksas, ku vdiqën nëntë persona.

Qindra u plagosën gjithashtu në një përplasje gjatë shfaqjes kryesore të reperit Travis Scott, në festival fundjavën e kaluar.

Një grua që ishte në shfaqje tha në një konferencë për shtyp se nuk e dinte se po blinte një “biletë vdekjeje”.

“Askush nuk duhet të vdesë nga shkuarja në një koncert,” ka thënë avokati i të drejtave civile, Ben Crump.

“Pra, kjo padi nuk ka të bëjë vetëm me marrjen e drejtësisë për ta, por ka të bëjë me sigurimin që promovuesit dhe organizatorët e dinë se ju nuk mund të lejoni që kjo të ndodhë ndonjëherë në të ardhmen”, ka vazhduar ai.

Avokatët që përfaqësojnë më shumë se 200 persona që pretendojnë se u plagosën në rrëmujë, u thanë gazetarëve se po ngrenë 90 padi të tjera kundër promotorëve të ngjarjes.

Të hënën, u ngritën padi duke përfshirë pretendimet se Scotti dhe interpretuesi i befasishëm Drake nxitën turmën në ngjarjen e së premtes, dhe se Live Nation nuk arriti të sigurojë masat e duhura të sigurisë.

Në ditën e koncertit tragjik të Travis Scotit kanë mbetur të vdekur tetë persona, të gjithë të moshave të reja, ndërkohë që të enjten e kaluar ka vdekur edhe një 22-vjeçare e cila kishte mbetur e lënduar.

LEXO EDHE:

Back to top button