Dhurata Dora me poza atraktive nga Zvicra

Këngëtarja e njohur shqiptare, Dhurata Dora, edhe këtë vit e ka nisur mbarë me koncerte e mbrëmje të ndryshme.

Derisa këto ditë ndodhet në Zvicër, ajo ka publikuar disa fotografi në rrjete sociale me anë të të cilave ka marrë vëmendje.

E veshur në një kostum të zi me rruaza të bardha, krijuesja e hitit “Zemër” dukej në formë të mrekullueshme.

“Kur je me mu afer edhe kcejna pak samba”, ka qenë përshkrimi që ia ka vënë postimit referuar këngës së re.

Ajo në fund të vitit që lamë pas solli këngën e re me videoklip të quajtur “Criminal”.

Projekti deri më tani ka kaluar shifrën e shtatë milionë klikimeve në platformën zyrtare, YouTube.

Dhurata edhe për sivjet ka paralajmëruar disa prurje të reja e shumë risi në karrierë.

LEXO EDHE:

Back to top button