Dhurata Dora paralajmëron bashkëpunimin me reperin gjerman, Luciano – publikohet të enjten

Dhurata Dora paralajmëron bashkëpunimin me reperin gjerman, Luciano – publikohet të enjten

" "

Këngëtarja shqiptare, Dhurata Dora pak ditë më parë paralajmëroj se po vjen me një tjetër bashkëpunim muzikor.

Ndërsa, sot (e mërkurë) Dhurata ka shuar kureshtjen nuk zbuluar se kënga e re do të jetë duet me reperin e njohur gjerman, Luciano.

Dyshja kanë bashkuar forcat në projektin  e ri që pritet të lansohet nesër (e enjte) dhe do të jetë i shoqëruar edhe me klip.

“Unë ft Luciano, nesër ora 23:59”, ka shkruar Dhurata në një postim duke ndarë një pjesë të shkurtër nga klipi i ri.

Në anën tjetër, Dhurata aktualisht po shijon suksesin e një tjetër bashkëpunimi me këngëtaren Elvana Gjata, dyshja sollën këngën “Gajde” që po pritet mirë nga ana e fansave.
Ndërkohë, përveç kësaj Dhurata në këtë periudhë të vitit mbetet e angazhuar me mbrëmje muzikore.

LEXO EDHE:

Back to top button