Diners Club me përfitim të ri për siguri më të madhe të anëtarëve të tij

Diners Club me përfitim të ri për siguri më të madhe të anëtarëve të tij

“Për më shumë se 25 vjet, ne u kemi ofruar anëtarëve tanë siguri më të madhe financiare në çdo kohë dhe kudo. Nëpërmjet shërbimit të ri, Asistencë DC, ne shkojmë një hap më larg, duke e përmirësuar më tej përvojën e përdoruesit të anëtarëve, nëpërmjet mbështetjes dhe zgjidhjes efikase të nevojave të tyre të përditshme në shtëpi dhe në udhëtim.” – kështu Diners Club e njoftoi shërbimin e tij më të ri Asistencë DC, i cili synon të pasurojë dhe përmirësojë përvojën e përdoruesit të anëtarëve të Diners Club.

Me përfshirjen e Asistencës DC në portofolin e pasur të shërbimeve, Diners Club, në bashkëpunim me ORYX Assistance, ua mundëson anëtarëve të tij qasjen dhe përdorimin e shërbimeve “Ndihmë në udhëtim” dhe “Ndihmë në shtëpi”.

Shërbimi “Ndihmë në udhëtim” ofron asistencë teknike 24 orë në udhëtim, pavarësisht nëse bëhet fjalë për prishje automjeti, drejtim të pakujdesshëm, ndikime të jashtme apo aksident trafiku.

Përveç kësaj, përdoruesit e kartës Diners Club, të cilët e aktivizojnë shërbimin, mund ta përdorin edhe aplikacionin celular “Road Angel”, i cili e njeh rastin e aksidentit në trafik dhe dërgon automatikisht thirrje për reagim në qendrën e kontaktit të ORYX Assistance.

Shërbimi “Ndihmë në shtëpi” ofron asistencë teknike në shtëpi, deri në 3 herë në vit, që përfshin organizimin e plotë të ndihmës, shërbimin dhe mbulimin e shpenzimeve të ndërhyrjes emergjente.

Të gjithë anëtarët mund t’i aktivizojnë shërbimet e paketës përmes aplikacionit celular My Diners dhe të përfitojnë nga periudha e promocionit deri më 28.2.2022, me 50% zbritje të shërbimit “Ndihmë në udhëtim” dhe një vit të tërë përdorim falas të shërbimit “Ndihmë në shtëpi”..

Mësoni më shumë për të gjitha përfitimet dhe shërbimet që Diners Club ua ofron anëtarëve të tij në https://diners.mk/sq/

LEXO EDHE:

Back to top button