Disa OJQ kërkojnë të legalizohet përdorimi i marijuanës

Disa Organizata Joqeveritare kërkojnë që Marijuana të përdoret në mënyrë ligjore për qëllime personale dhe mjekësore. Pos kësaj kërkohet që të lejohet edhe kultivimi i marijuanës për përdorim personal, dhe të hapen klube shoqërore ashtu si objektet gastronomike.

Është e padrejtë fëmijët që përdorin kanabis për përdorim personal të marrin sanksione penale, mundësitë e tyre në jetë tu shkatërrohen. Pse? Sepse ata kanë pirë xhoint”-tha Dragana Dërndarevska, Koalicioni Margjinat.

OBSH tashmë ka lëshuar rekomandime për vendet anëtare të rishikojnë legjislacionin e tyre për të dekriminalizuar përdorimin personal, dhe për të dekriminalizuar përdorimin e marihuanës”-pohoi Hajdi Shterjova Simonoviq, HOBS.

Në kërkesën që ata do t’ia paraqesin Qeverisë, organizatat joqeveritare do të kërkojnë zgjerimin e listës së arsyeve shëndetësore, për të cilat mund të përdoret vaji i kanabisit.

Shumica e njerëzve që i sjellin ligjet në vendin tonë tashmë përdorin kanabis. Nga e di, e di. Është hipokrizi kur një polic, të cilin unë e di se përdor kanabis të më arrestojë për një xhoint. Kjo ndodh pa ndërpre. Kjo duhet të ndalet”-tha Filip Dostovski, Alternativa e Gjelbër.

 

Edhe nga këndvështrimi juridik penal, përkundrazi, gjykatat nuk janë të ngarkuara me çështje që i rëndojnë qytetarët, siç janë arrestimi për 5 gram, 10 gram etj. Prandaj, nëse shohim praktikën ndërkombëtare, nuk shoh asnjë arsye pse kjo të mos miratohet”-tha Kostadin Dukovski, “Makkanabis”.

Me legalizimin e marijuanës, sektori joqeveritar pret që edhe arka e shtetit të përfitojë, sepse për këtë do të paguhet tatim.

 

Igor Stefanovski

LEXO EDHE:

Back to top button