Dita e akushereve, autoritetet alarmojnë për mungesë të kuadrit

Dita e akushereve, autoritetet alarmojnë për mungesë të kuadrit

Në shënimin e ditës botërore të akushereve autoritetet shëndetësore alarmojnë për mungesën e kuadrit në vend. Në Klinikën e Gjinekologjisë në Shkup gjithsej ka 14 akushere në sallën e lindjeve të cilat janë të shpërndara në 4-5 turne. Ky numër sipas saj është shumë I vogël në krahasim me numrin e lindjeve në këtë Klinikë, që në nivel vjetor janë nga 3,500 deri në 3,800. Ministri I Shëndetësisë nga ana tjetër tha se janë të interesuar të punësojnë akushere, por në konkursin e fundit nuk është paraqitur asnjë kandidate.

“Nëse në Evrope, në OBSH thuhet se duhet të ketë 117 deri në 120 lindje nga një akushere, dhe nëse bëjmë një krahasim në vendin tonë, del se kemi mungesë prej 10-12 akushereve në sallën e lindjes”, tha Tanja Trajkovska, Akushere.

“Kishte konkurs të publikuar në Klinikën e Gjinekologjisë në të cilën nuk u paraqit asnjë akushere. Për këtë shkak ndërmora menjëherë iniciativë që në shkollën e mesme të mjekësisë dhe me ministrin e Arsimit vendosëm që nga shtatori të hapim edhe një paralele”, u shpreh Fatmir Mexhiti, Ministër i Shëndetësisë. Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button