Dita e Fëmijëve, nxënësit kërkojnë arsim cilësor

Mësimi i detyrueshëm online për shkak të pandemisë vazhdon të shqetësoj nxënësit e shkollave fillore dhe të mesme. Në ditën ndërkombëtare të fëmijëve, ata ngritën zërin për arsim cilësor, mjete për punë dhe infrastrukturë më të mirë në shkolla. Madje, nxënësit kujtuan autoritetet se gjendja financiare nuk guxon të jetë parakusht për arsim të barabartë.

- Advertisment -

“Njohuritë e pamjaftueshme të përdorimit të platformës dhe mjeteve për mësimin onlajn në përgjithësi çojnë në humbjen e interesimit për të mësuar tek nxënësit, humbjen e dëshirës për të punuar, si për nxënësit, ashtu edhe për mësimdhënësit dhe zhvillimin e pasivitetit më të madh tek nxënësit”.

Gjithashtu, nxënësit propozojnë trajnime dhe kualifikime shtesë për profesorët dhe rishikim të materialit, si dhe kontrolle sisitematike shëndetësore për çdo vjet pasi që pandemia dukshëm ka ndikuar në shëndetin mental të fëmijëve.

  “Padyshim, është koha që të rinovohemi, sepse nëse sot bëjmë një testim pa ndonjë paralajmërim në tërë territorin e vendit tonë, për cilëndo qoftë lëndë, do të shohim se faktet e panevojshme që na u prezantuan na morën shumë kohë, por nga ato nuk kemi mësuar asnjë gjë të vetme”.

“ Kërkojmë rritjen e numrit të psikologëve kundrejt numrit të nxënësve në shkolla. Nuk mund të presim nga një psikolog që punon me 2 mijë nxënës të ketë rezultat të njëjtë sikurse ai që punon me dy ose tre nxënës.”.

Ministrja e Arsimit, Carovska tha se kërkesat e këtilla mund të realizohen vetëm se me shkop magjik. Në realitet, për të njëjtat duhet kohë dhe punë.

“Edhe unë sot dua ta kem shkopin magjik dhe të gjithë të pajisen me kompjuter, gjithçka të funksionojë në formë të përkryer, por kjo nuk ndodhë brenda ditës, kjo ndodhë brenda një ose dy mandateve. Mësimi online sigurisht që ka pengesa. Për momentin 8 mijë nxënës po ndjekin mësimin nga televizori dhe të njëjtëve u dërgohen materialet në shtëpi”.

Me këtë rast, nxënësit gjithashtu kërkuan që ekologjia të përfshihet sa më shumë në arsimin fillor dhe të mesëm. Siç thanë ata, të rinjtë thuajse nuk kanë aspak kanë njohuri për temat ekologjike dhe ndryshimet klimatike.

Melihate Rustemi                                

LEXO EDHE:

Back to top button