Qeveria pritet të shpall gjendjen e krizës për 30 ditët e ardhshme

Qeveria në mbledhjen e sotme pritet të vendos shpalljen e gjendjes së krizës për 30 ditë. Komiteti për menaxhim me kriza ka dorëzuar propozimin në Qeveri. Udhëheqësi komitetit Stojançe Angellov thotë pret që Qeveria të merr në konsideratë propozimin e komitetit dhe zbatimi i gjendjes së krizës të nisë që ditën e shtune.

- Advertisment -


“Ne mbledhjen online të Grupit Vlerësues u diskutua mbi propozimin për shpalljen e gjendjes së krizës në të gjithë territorin e Maqedonisë së Veriut për 30 ditë. Komiteti udhëheqës për menaxhim me kriza vendosi njëzëri t’i propozojë Qeverisë shpalljen urgjente të gjendjes së krizës’ deklaroi Stojançe Angellov, Udhëheqës i Komitetit për Menaxhim me Kriza.

Para mbledhjes së Qeverisë, ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe do të zhvilloj takim me pronarët e klinikave private për të caktuar protokollet e funksionimit. Deri tani protokollet dhe kushtet mbeten të paqarta, pasi Ligji për menaxhimin me kriza është i kufizuar në pjesën e rimbursimit të harxhimeve në klinikat private kundrejt pacientëve të shtruar. Nuk dihet nëse Qeveria, Ministria e Shëndetësisë apo Komiteti për menaxhim me kriza duhet nënshkruaj marrëveshje bashkëpunimi me klinikat private, apo bashkëpunimi bazohet mbi dispozitat e Ligjit për menaxhim me kriza. Ajo që dihet është se në marrëveshjen për bashkëpunim duhet saktësuar cilat shërbime mund t’i kryejnë klinikat pritave dhe cilat jo. Në të njëjtën kohë, komiteti duhet të bën edhe vlerësimin e klinikave private për kapacitetet e tyre, mundësi teknike dhe materiale, resurset njerëzore dhe çmimet mbi të cilat kanë funksionuar deri tani. Komiteti për menaxhim me kriza përbëhet nga anëtarët e Grupit Vlerësues, ministri i Brendshëm, ministri i Jashtëm, ministri i Shëndetësisë, ministri i Mbrojtjes dhe ministri për Transport dhe Lidhje. Në përbërje duhet përfshirë edhe një përfaqësues i partisë më të madhe opozitare në Kuvend dhe një përfaqësues nga kabineti i Presidentit. Qeveria në mbledhjen e mbrëmshme vendosi për formimin e Grupit Vlerësues anëtarë të cilit do të jenë drejtori i Qendrës për Menaxhim me Kriza, Stojançe Angellov dhe drejtori i Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim, Bekim Maksuti. Tani pason formimi i shtabeve të krizës në Qytetin e Shkupit dhe çdo komunë tjetër, respektivisht në 80 njësi lokale.

Adrian Kerimi

LEXO EDHE:

Back to top button