Dita Ndërkombëtare e Autizmit: Mbi 50 nxënës dhe studentë promovojnë veprat e tyre në Galerinë e Arteve

Gazetar: Avni Tahiri

Mbi 50 nxënës me nevoja ndryshe, së bashku me bashkëmoshatarët e tyre nga disa shkolla fillore dhe të mesme, me ndihmën e mësimdhënësve dhe studentëve, realizuan një projekt grafik dhe promovuan punimet e tyre në Galerinë e Arteve, në prag të Ditës Ndërkombëtare për Ndërgjegjësimin për Autizmin.

“Qëllimi është që të jemi bashkë të krijojmë bashkë e sidomos me fëmijët me aftësi ndryshe dhe suksesi më i madh ishte kur i shihnim të buzëqeshur dhe kënaqeshin me rezultatet e grafikëve të shtypura e sidomos edhe tek studentët u shfaq dëshira për të punuar edhe më tej me kësi aktivitetesh”, deklaroi Burhan Ahmeti – Profesor në Universitetin “Shën Klimenti i Ohrit”.

“ Tek punimet nuk vërehet se kush i ka bërë dhe kjo është një ndjenjë e bukur pasi dallimet na bëjnë më të bukur në ekspozitë”, tha Orhan Emriu – Arsimtar i artit.

Nga Galeria e Arteve thonë se projekte të tilla organizohen prej vitesh me qëllim afirmimin e punës së fëmijëve me nevoja ndryshe dhe rritjen e ndërgjegjësimit për talentin e tyre.

“ Kësi lloj projektesh ekzistojnë shumë vite dhe ne i organizojmë si institucion me të vetmin qellim që të afirmohet puna e fëmijëve dhe të ngritët vetëdija për ata fëmijë që shpesh janë të harruar por janë në drejtim që të tregohet se çdo fëmijë ka talent dhe në mënyrën e vet është gjeni.”, deklaroi Maja Dimitrova – Koordinatore në Galerinë e Arteve.

Dita Ndërkombëtare të Ndërgjegjësimit për Autizmin, shënohet më 2 prill./ Alsat.mk.

LEXO EDHE:

Back to top button