Dj Geek merr një super dhuratë të hershme për ditëlindje nga Dafina Zeqiri

Për pak ditë partneri i Dafina Zeqirit, Dj Geek, feston ditëlindjen dhe për këtë rast këngëtarja i ka bërë një dhuratë. Pavarësisht se ditëlindja nuk ka mbërritur ende, Dafina nuk ka ngurruar të surprizojë të dashurin me një dhuratë të veçantë.

Ajo i ka blerë një “scooter” elektrik , të cilin Dj Geek e ka pëlqyer shumë. Ai ka ndarë në rrjete sociale një foto të dhuratës dhe ka falendruar publikisht Dafinën për të.

“Dhuratë e hershme për ditëlindje nga zemra ime. Të dua beb”, shkruan Dj Geek.

Më pas Dafina ka publikuar një video, në të cilën Dj Geek shihet duke shëtitur me “scooter”-in nëpër shtëpi. Më pas ajo ka shkruar me shaka: “Shpresoj të mos pendohem për këtë gjë”.

Ndërkohë Dafina Zeqiri ka qenë mjaft aktive këto kohë në muzikë dhe duket se nuk do të ndalet me publikimin e projekteve të reja. Para pak ditësh ajo zbuloi se ka bashkuar forcat me L:umi B për një bashkëpunim, që do të jetë gjithashtu pjesë e albumit të saj “Dafinë Moj”.

Para pak ditësh, Dafina zbuloi se ka përgatitur dhe një duet me reperin tjetër Buta. Këtë lajm e bëri të ditur vetë ajo nëpërmjet publikimit të një videoje në Instastory ku dëgjohet kënga e reperit në sfond teksa e ka etiketuar dhe ka shtuar hashtagun e “Dafinë moj”, albumit të saj më të ri, pjesë e së cilit mesa duket do të jetë dhe një bashkëpunim me artistin. Po ashtu, pas bashkëpunimit me Lyrical Son, ajo do të sjellë edhe një këngë me Mc Kreshën.

LEXO EDHE:

Back to top button