Djali pesë muajsh i Nick Cannon vdes nga tumori në tru
Aktori dhe personaliteti televiziv i njohur amerikan, Nick Cannon ka ndarë lajmi e hidhur me ndjekësit e tij.
Ai ka njoftuar se fëmija i tij më i vogël ka vdekur nga një tumor në tru.
Cannon bëri të ditur lajmin e trishtë të martën në “The Nick Cannon Show”, duke i thënë audiencës se djali i tij pesë muajsh, Zen , ndërroi jetë.
41-vjeçari thotë se ai e kaloi fundjavë në Kaliforni me djalin e tij, dhe të dielën ata bënë një udhëtim në oqeanin ku Nick mbajti Zen për herë të fundit, shkruan TMZ.
Zen ishte fëmija i 7-të i Nick, i lindur në fillim të këtij viti me modelen, Alyssa Scott.
Para njoftimit të lajmit tragjik, Nick dhe Alyssa i kishin mbajtur private çështjet shëndetësore të Zenit.