Djegia e automjeteve, MPB-ja ende punon në zbardhjen e rasteve

Djegia e automjeteve, MPB-ja ende punon në zbardhjen e rasteve

Ministria e Punëve të Brendshme (MPB) ende po punon në zbardhjen e motiveve për djegien e zyrës private të Fitor Jakupit, këshilltarit komunal i BDI-së në Kumanovë, dhe djegien e veturës së prokurorit Xhelal Bajrami. Ministri Pançe Toshkovski, thotë se për dallim prej personave që kanë djegur flamujt, këtu bëhet fjalë për grup të organizuar mirë.

“Për momentin nuk mund të përgjigjem më shumë në lidhje me ngjarjen penale. Kur të kemi informata që mund t’i ndajmë me opinion do t’i ndajmë. Dhe punojmë në atë rast. Po, është e saktë se dukshëm bëhet fjalë për grup të organizuar mirë…nëse këtu mund të mendojmë dhe të dyshojmë nëse fëmijët kanë shkaktuar rastësisht ose dikush i ka motivuar në mënyrë përkatëse. Këtu në pjesën e dytë me djegien e automjeteve, bëhet fjalë për grup të organizuar mirë”, deklaroi Pançe Toshkovski, ministër i Punëve të Brendshme. /Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button